Hapësire reklamuese

Bota

Boris Johnson tregon nëse anglezët mund të bëjnë pushime dhe ku mund të shkojnë me pasaportat-covid

Shkruar nga Newsbomb
Boris Johnson tregon nëse anglezët mund të bëjnë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson pritet qartësojë nesër nëse britanikët mund të nisin sezonin e pushimeve në muajin maj.

Johnson do t’i drejtohet qytetarëve në orën 5 të pasdites, ku edhe do të shpjegojë detaje lidhur me përdorimin e të ashtuquajturës pasaporta e covid, që dokumenton se një person ka marrë një apo dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Britanikët presin që në hapin tjetër të “lockdoën”-it, qeveria të lehtësojë masat duke hapur PUB-et, parukeritë dhe aktivitete të tjera.

Për momentin ikja me pushime është e ndaluar dhe mund të dënohet me gjobë deri në 5 mijë paund.

Baharia, Dubai, Maldivet, Islanda dhe SHBA janë disa nga destinacionet më të preferuara por edhe më lehtësisht të aksesueshëm për britanikët. Ndërsa qeveria do të favorizojë udhëtimet drejt atyre shteteve me më pak raste infektimesh dhe numër të lartë të vaksinuarish, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.