Ish-kryeministri, mandati i të cilit u dominua dhe u rrëzua nga pandemia, pritet të pranojë disa gabime, por edhe të tregojë sukseset e tij.
Boris Johnson, ish-kryeministri britanik, mandati i të cilit përfundoi për shkak të pandemisë së koronavirusit , ka kërkuar falje për dhimbjen, vuajtjen dhe viktimat e shkaktuara gjithë pandemisë.
Johnson, i cili është në pritje të një hetimi zyrtar për trajtimin e krizës nga qeveria e tij, tha se shpresonte që hetimi "do të ndihmonte në marrjen e përgjigjeve për pyetjet shumë të vështira që me të drejtë po bëjnë familjet e viktimave".
Johnson është përballur me kritika të shumta për faktin se iu desh një kohë e gjatë për të vendosur kufuzime gjatë pandemisë disa vite më parë.