Pas valës së të nxehtit, Zvicra tashmë është përballur me reshje të dendura të borës. Sipas sinopatikavë temperaturat patën një rënie të çuditshme ku ditën e enjte termometri shënoi 31.2 °C, ndërsa sot ishte 0.5 °C.
Në disa zona të vendit ka patur edhe reshje të dedura shiu. Mësohet se shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të bllokuara sot, për shkak të reshjeve të shiut që nisën mbrëmjen e së premtes dhe shkaktuan rrëke balte. Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Lumi Rhine është vërshuar në luginën nëpër të cilën rrjedh në Zvicër, por deri më tani nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara, siç raporton agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-ATS. Reshjet e dendura të shiut u regjistruan në zonat italishtfolëse të Zvicrës, veçanërisht në kantonin Ticino.
Siaps mterologëve pritet që reshjet e shiut të vazhdojnë edhe nesër, ndërkohë në male pritet të bjerë sërish borë. Zvicra dhe ekosistemi i saj janë veçanërisht të prekur nga ndryshimet klimatike. Situata në akullnajat përshkruhet si dramatike: midis 2021-2022 ata humbën 6% të vëllimit të tyre.
https://twitter.com/KWTWeather/status/1696137539625570718