Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Bordi shqyrton vendimin për bllokimin e Donald Trumpit në Facebook

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bordi pothuajse i pavarur mbikëqyrës i kompanisë Facebook, pritet të bëjë sot të ditur vendimin nëse kompania e rrjetit social kishte të drejtë t’i bllokonte ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për një kohë të pacaktuar, llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram.

Bordi që po shqyrton rastin e ish Presidentit Trump përbëhet nga 20 anëtarë, ku bëjnë pjesë studies ligji, eskpertë të të drejtave të njeriut dhe gazatarë.

“Është një person i fuqishëm. E kuptoj vëmendjen dhe spektaklin rreth tij, sepse është i rëndësishëm. Dëmi që mund të vijë me rikthimin e zotit Trump në platformë është i madh. Pra, natyrisht është një spektakël Por, me vendimin e tij bordi nuk do të rregullojë platformën e Facebook-ut. Ai nuk ka fuqi ta rregullojë atë. Nuk ka fuqi që ta mbajë përgjegjëse platoformën për përdoruesit e saj në botë. Nuk është Gjykatë e Larë”, tha Jessica J. Gonsalez, anëtare e bordit mbikëqyrës të Facebook.

Një panel prej pesë anëtarësh nxjerrin vendimin, i cili duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të bordit i cili duhet të zbatohet nga kompania Facebook, me përjashtim të rasteve kur veprimi përbën shkelje ligjore.

Ish Presidenti Trump u ndalua nga Facebook pas postimeve që ai bëri pas sulmit të mbështetësve të tij më 6 janar në Kapitol, ndërsa Kongresi ishte mbledhur për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Kompania Twitter po ashtu vendosi ndalimin e përhershëm të zotit Trump, me arsyetimin se disa nga postimet e tij “mund të frymëzojnë të tjerë të përsërisin veprimet e dhunshme që ndodhëm më 6 janar dhe se ekzistojnë tregues të shumtë se postimet po kuptohen si inkurajim për të vepruar ashtu”.

Facebook pezullon në mënyrë të vazhdueshme postime dhe llogari. Rreth 150 mijë raste i janë drejtuar bordit mbikqyrës që nga tetori i vitit 2020. Bordi thotë përparësi ka shqyrtimi i rasteve që prekin përdoruesit në gjithë botë.

Ndërsa pret të mësojë fatin e llogarisë së tij në Facebook dhe Instagram, një ditë më parë Donald Trump krijoi një hapësirë për postime online në faqen e tij në web.

Nga aty, mesazhet mund të shpërndahen në Twitter dhe Facebook nga përdorues të tjerë.

Në postimet në faqen e tij zoti Trump ripërsërit qëndrimin se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

Twitter thotë se përmbajtja nga faqja e zotit Trump do të lejohet për aq kohë sa nuk bie ndesh me rregullat, ndërsa Facebook nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm/VOA.

Më shumë

spot_img
spot_img