Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Bordi që na nevojitet me urgjencë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al.

Janë në pakicë ata dritëshkurtër që nuk janë të bindur se shkaku madhor i përkeqësimit të ekonomisë së tyre është situata ndërkombëtare. Por janë në shumicë shqiptarët që besojnë se qeveria nuk po e menaxhon si duhet këtë krizë. Në vend që të zbusë problemet e të lehtësojë sakrificat e qytetarëve, qeveria-parti po kujdeset të sigurojë vazhdimësinë në misionin për të pasuruar anëtarët e vet dhe partnerët e saj në biznesin privat.

albsig

spring

Për të mos rënë në retorikë, dua të ilustroj me shembuj konkretë.

Qeveria, si kundërpërgjigje e krizës së çmimeve, ka krijuar dy borde që kanë për qëllim të “mbrojnë” çmimet e produkteve më jetike: karburantet dhe shportën e ushqimeve bazë!

Ju mund të keni mendimin tuaj për rolin dhe performancën e këtyre bordeve, por unë mendoj se ata nuk tutelojnë kryesisht nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, por të tregëtarëve, në shërbim edhe të të ardhurave fikse që shteti arkëton nga taksimet e këtyre mallrave, që në pjesën absolutisht më të madhe janë mallra importi!

Këtu duhet të ndalem! Qeveria përdor standard të dyfishtë në lidhje me kontrollin dhe trajtimin që i bën produkteve të importuara dhe atyre që prodhohen në vend.

Për importet, qeveria vepron me darë të hekurt dhe lapsi është i mprehtë!

Për prodhimet vendase, shteti kujdeset vetëm sa për fasadë, bën premtime dhe nuk i mban. Premton subvencione dhe ndihma për bizneset prodhuese dhe nuk ua siguron. Më e keqja akoma, ua lë prodhimin “në derë” dhe i shtyn prodhuesit drejt falimentit. Rezultati; çmime të larta të produkteve që mund t’i prodhonim vetë. Më skandalozja, tonat janë më cilësore dhe dalin më lirë në treg, por ne vazhdojmë të blejmë me çmime të kripura skarcitetet e vendeve të tjera!

Përse duhet që qershitë, kumbullat, fiqtë, mollët, qepët, domatet, shalqinjtë, specat, të kalben në pemë, në ara e sera dhe në qytet të vijnë prodhime të huaja ose të vendit por me çmime disa fish më të larta se kostoja e tyre?

Përse qeveria nuk nxit mbjelljen e drithërave dhe nuk garanton mbledhjen e çdo kokrre nga prodhuesit? A nuk do të ishte kjo mënyra më efikase për të përballuar krizën e miellit?

Ekonomia ka në bazë konsumin dhe lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve. Këto i kupton edhe një profan në ekonomi, si unë. A ka qeveria këshilltarë të ekonomisë? A i dëgjon ajo ata? A nuk do të ishte më mirë të ndjekim edhe ne politika proteksioniste dhe incentivuese kundrejt prodhimit vendas, siç bëjnë të gjitha shtetet serioze të Botës?

A nuk do të ishte me vend krijimi i një Bordi, Komiteti Ndërministror ose më mirë akoma një Agjensie Kombëtare që të tutelonte prodhimin vendas?!

Nuk është se ata që kemi mbi krye nuk i dinë këto gjëra. Ata thjesht nuk duan. Ose më mirë, nuk u intereson. Për ata ky vend nuk bëhet. E vetmja gjë që bëhet në këtë vend, është leku i shpejtë, kur të jepet mundësia!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img