Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta, ja sa do shiten benzina e gazi

Lajme të ngjashëm

Bordi i Karburanteve është mbledhur këtë të shtunë dhe ka vendosur të reflektojë uljen e çmimeve, pasi thotë se dhe në bursë ka pasur ndryshime. Nafta është ulur dhe nga pasditja e sotme do shitet jo më shumë se 190 lekë/litri.

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
  • Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 18 Shkurt 2023

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 814, -34 nga data 14.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 783, -55 nga data 14.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 109.3, 16 (+1.12 nga data 14.02.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
  • Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.


Më shumë