Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve: Nafta ULET me 1 lekë, ja sa do të shitet benzina

Shkruar nga Newsbomb
Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve: Nafta ULET me 1 lekë, ja sa do

Bordi i Transparencës është mbledhur sot për të rishikuar çmimin e karburanteve.

Bordi ka vendosur që çmimi i naftës të ulet me 1 lekë, nga 221 lekë që ishte në 220 lekë. Benzina do të tregtohet 8 lekë më pak, me 199 lekë/litri nga 207 lekë.

Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 94 dollarë për fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi.

Edhe pse ka pasur një ulje të tillë në bursë, Bordi ka vendosur që çmimi naftës të ulet vetëm me 1 lekë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.