Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve brenda 24 orëve, UL naftën, ja sa do të tregtohet benzina dhe gazi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të shtunë çmimin e karburanteve. Sipas vendimit të marrë nga Bordi nafta do të tregtohet me se 209 lekë/litri, benzina me 187 lekë/litri dhe gazi me 71 lekë/litri.

Njoftimi i plotë:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, -76 nga data 02.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, -35 nga data 02.12..2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111.41 (-1.08 nga data 02.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Më shumë


spot_img









spot_img