Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Bordi Mbikqyrës i "Facebook" mbështet pezullimin e Donald Trump nga platforma

Shkruar nga Newsbomb
Bordi Mbikqyrës i "Facebook" mbështet pezullimin e Donald

Bordi i Mbikqyrjes së Facebook ka vendosur që të vazhdojë të ndalojë ish-presidentin e SHBA, Donald Trump që të ketë akses në llogarinë e tij në facebook.

Ky vendim vjen një ditë pas lançimit të platformës së tij në rrjetet sociale “From the Desk of Donald J. Trump”, e cila do të lejojë Trumpin të postojë video dhe foto të ndryshme.

Sipas raportimit të medieve të huaja, Bordi tha se mori këtë vendim pasi arriti në konkluzionet se postimet e Trump pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, shkelnin politikat dhe standardet e kompanisë sepse sipas tyre ishin më përmbajtje të rëndë. 

Tashmë Bordi i ka lënë afat 6 muaj Facebook-ut për të shqyrtuar vendimin e 7 janarit dhe të japë një masë, e cila të jetë në përputhje me rregullat e Facebook.

“Brenda gjashtë muajve nga ky vendim, Facebook duhet të rishikojë dënimin arbitrar që vendosi më 7 janar dhe të vendosë dënimin e duhur", shkroi bordi në vendimin e tij.

Vendimi vlen edhe për Instagramin në pronësi të Facebook ku Trump ka një llogari. Trump ka pothuajse 60 milionë ndjekës në të gjithë Facebook dhe Instagram.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll