Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur sot se qeveria është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin ose jo të Bordit të Karburanteve. Opozita ka kërkuar shfuqizimin e tij dhe në gjykatë është zhvilluar vetëm një seancë paraprake.
Ibrahimaj tha se duke qenë se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Bordin e Ushqimeve, do të pritet se çfarë vendimi do të merret dhe për atë të Karburanteve.
“Bordi i karburanteve është duke u diskutuar gjithashtu në Gjykatën Kushtetuese. Ka pasur një seancë të parëm pritet një seancë e dytë dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne do vijojmë të veprojmë.
Unë i qëndroj asaj që kam përsëritur gjatë gjithë vitit të kaluar, ndërhyrja e qeverisë në vendosjen dhe përcaktimin e çmimit të karburanteve, ishte një ndërhyrje e detyruar në kushtet në të cilat ndodheshim”, u shpreh ministrja Delina Ibrahimaj.