Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve

Lajme të ngjashëm

Ndryshon sërish çmimi i tregtimit të karburanteve në vend, me pakicë dhe shumicë, me vendim të Bordit të Transparencës.

Bordi ka vendosur sot që nafta me pakicë të tregtohet me 182 lekë për litër. Po me 182 l/litër do të tregtohet edhe benzina ndërsa gazi me 78 lekë për litër.

Vendim i Bordit të Transparencës- 16.03.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 15.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 775, -54 nga data 13.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 721, -69 nga data 13.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 108.28 (+1.03 nga data 13.03.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 16 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.


Më shumë