Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bordi e uli dje, nafta më e lirë për herë të parë që nga nisja e luftës

Shkruar nga Newsbomb
Bordi e uli dje, nafta më e lirë për herë të parë

Çmimi i naftës ka zbritur për herë të parë në vend në nivelet më të ulëta që nga fillimi i marsit, përpara fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Bordi i Transparencës vendosi që, nafta do të tregtohet me 192 lekë për litër, nga 197 lekë që ishte deri tani.

Ky është niveli më i ulët që nga 2 marsi 2022. Më pas çmimet filluar rritjen e shpejtë, si rrjedhojë e çrregullimeve që solli në tregun global lufta, duke kulmuar deri në 265 lekë për litër.

Edhe çmimi i benzinës është ulur me tre lek, duke u tregtuar në vend me 187 lekë.

Në ndryshim, gazi ka pësuar një rritje të lehtë.

Që prej mesit të muajit mars 2022, çmimet e naftës vendosen nga Bordi i Transparencës. Operatorët e tregut janë ankuar vazhdimisht se ndërhyrjet e Bordit kanë mbajtur artificialisht çmime më të larta, pasi u kanë hequr tregtuesve mundësinë që të jenë fleksibël me blerjet e tyre në tregjet ndërkombëtare, në momentet kur çmimet janë të favorshme.

Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës kanë zbritur në nivelet më të ulëta që nga janari 2022. Në atë kohë në tregun vendas, nafta tregtohej me rreth 180 lekë/litër, ose 12 lekë më lirë sesa sot.

Lexo edhe: Bordi ul çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu