Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bora zbardh Pukën dhe krijon vështirësi në qarkullim, Bashkia njofton: Po mbajmë hapur rrugët e emergjencës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që qyteti i Pukës të zbardhet nga dëbora.

Bashkia e Pukës njofton se në akset rrugore rurale ka vështirësi qarkullimi dhe është e pamundur levizja pa qenë të pajisur automjetet me mjete teknike.

Sakaq, bën të ditur se mjetet po mbajnë hapur momentalisht rrugët e emergjencës, siç është rruga e spitalit dhe shërbimeve të tjera të emergjencës, si dhe akset rrugore të qytetit. Kjo si pasojë situatës alarmante nga Covid-19.

Ndërkohë Bashkia e Pukës paralajmëron se reshjet e dëborës do të zgjasin deri rreth mbrëmjes.

Njoftimi i plotë:

Siç po e shikoni kushtet atmosferike nuk po na favorizojne shumë, pasi dihet se COVID-19 përhapet në temperaturat të ulta.

Ulja e ndjeshme e temperaturave kërkon masa të shtuara mbrojtëse e më e rëndësishmja në këto kushte ështe qëndrimi në shtëpi.

Ju Lutem qendroni në shtëpi, mbro veten, familjen dhe shoqërinë.

Lidhur me situaten nga kushtet atmosferike:

Reshjet e Bores vijoin të bien dendur në të gjithë territorin e bashkisë Pukë. Në akset rrugore rurale ka vështirësi qarkullimi dhe është e pamunudur levizja pa qenë të paisur automjetet me mjete teknike.

Ju lutem në këto kushte evitoni levizjet që të shmanget rreziku.

Mjetet tona po mbajne hapur momentalisht rrugët e emergjencës, siç është rruga e spitalit dhe shërbimeve të tjera të emergjencës, si dhe akset rrugore të qytetit.

Pas mesdites do nis puna për pastrimin e akseve rrugore rurale më të rëndësishme.

Sipas parashikimit meteoroligjike kjo situatë do të zgjas deri rreth mbrëmjes, pasi reshjet do të ndërpriten.

Aktualisht në të gjithë territorin e bashkisë Pukë nuk ka asnjë emergjencë, ndërkoh qe vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore për shtresat në nevojë sipas përcaktimit nga Këshilli I Ministrave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll