Në ditët e para të vitit 2019 bora ka bllokuar disa akse rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë hasur probleme me ngricat e krijuara.
Shtabi i Emergjencës tregon se probleme janë hasur në akset rrugore Vlorë- Llogara, Kotë-Sevaster dhe Kotë-Vranisht-Kuç.
Gjithashtu, Shtabi i Emergjencës tregon se situata do të paraqitet e vështirë edhe 48 orët e ardhshme e për këtë arsye automjetet mund të kalojnë vetëm me zinxhirë.