Rreshjet e borës, kanë sjellë jo pak vështirësi në qarkullimin e mjeteve në zona të ndryshme të vendit.
Në qarkun e Korçës bora ka arritur deri në 10 cm dhe një pjesë e madhe e akseve rrugore, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Akset problematike janë:
Korçë-Kapshticë
Korçë-Pustec
Korçë-Qafë e Qarrit
Korçë-Voskopojë
Korçë-Qafë Plloçë
Korçë-Dardhë
Pogradec-Qafë Thanë
Problematike, situata është edhe në qarkun e Dibrës. Në Peshkopi trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm. Disa fshatra si Selishtë, Lurë, Sllova, Kala e Dodës, janë bllokuar.
Akset problematike në qarkun e Dibrës:
Peshkopi-Tiranë
Peshkopi-Kukës Peshkopi-Ura e Çarçanit
Gjitashtu është pezulluar mësimi në shkollën 9 vjeçare në fshatin Bellovë.