Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Peteri Vasili ka reaguar lidhur me situatën e vendit që është ‘pushtuar’ nga bora ditët e fundit.
Vasili ka akuzuar ministrat e Transportit dhe kreun e qeverisë Edi Rama. Sipas tij, njerëzit vuajnë të zinjtë e ullirit dhe qeveria shkon e bën llogje nëpër universitete.
“Po si s’kanë turp e faqen e zezë këta ministrat e transporteve, që në vend të shkojnë të hapin rruget e bllokuara nga bora, ku njerëzit po vuajnë të zitë e ullirit të izoluar këta shkojnë e bëjnë llogjë në universitetë për të hesap të idiotësive të Edi Rames. Këta janë armiq të popullit dhe asgjë më shumë”, shkruan Vasili.