Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Mar
24 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bora Muzhaqi e PS: FITORE e thellë! Do të fillojmë numërimin e votave të kandidatëve brenda partisë. Kush i tjetërson bën KRIM ZGJEDHOR!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatja për deputete e PS, Bora Muzhaqi ka dalë për të disatën herë në një deklaratë për mediat dhe opinion publik, pak para mbylljes së procesit të numërimit në rang kombëtar, ku kanë mbetur vetëm qarqet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Ajo “shpalli fitoren” e thellë të PS, madje duke pretenduar edhe për dy mandate të tjerë.

Muzhaqi tha se menjëherë duhet të fillojë numërimi i votave të kandidatëve brenda partisë dhe se nëse një numërues bën tjetërsim vote, atëherë bën krim zgjedhor dhe do të dënohet.

Muzhaqi: Fitorja e PS është historike për familjen e madhe politike, për të cilën ne jemi krenarë. Po kjo fitore e qartë dhe e thellë duhet të shkëlqejë dhe në numërim, që thuajse është mbyllur. Presim Durrësin dhe Tiranën, që besojmë kemi mundësi reale dhe për dy mandate të tjera. Përtej mandateve totale, është koha të angazhohemi në numërimin e votave për kandidatët. Vullneti i shqiptarëve që u shpreh përmes votës në 25 prill duhet të respektohet deri në fund. Asnjë votë e asnjë kandidati, qoftë socialist dhe demokrat, nuk duhet të tjetërsohet. Në emër të PS dhe të kryetarit Edi Rama, së pari faleminderit për të gjithë numëruesit e këtij procesi vendimtar për demokracinë dhe shoqërinë tonë. Së dyti falenderoj numëruesit socialist që pa u lodhur kanë punuar me respekt të qytetarëve dhe të votës së tyre. Së treti dua t’ju kujtoj që çdo cedim, me qëllim apo jo që shkakton tjetërsimin e votës, nga një kandidat te tjetri, brenda partisë, është një krim zgjedhor. Edi Rama nuk do të lejojë që kjo të ndodhë, që numëruesit të shkelin ligjin dhe të bëhen bashkëpunëtor në një krim të tillë. Jam e sigurt që numëruesit janë në lartësinë e duhur. Forca, durim dhe korrektesë deri në fund.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img