Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bora mbulon qarkun e Kukësit, ja si paraqitet situata e rrugëve

Shkruar nga Newsbomb
Bora mbulon qarkun e Kukësit, ja si paraqitet situata e rrugëve

Qarku i Kukësit mëngjesi e sotëm është zgjuar nën petkun e dëborës. Trashësia e saj në zonat 800 metra mbi nivelin e detit arrin në 5 centimetra, ndërkohë mësohet se si pasojë e reshjeve nuk ka probleme në rrugët nacionale që lidhin fshatrat me zonën urbane.

Emergjencat Civile thonë se janë në terren dhe po punojmë për mbarëvajtjen e situatës.

Njoftimi i plotë:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 03.02.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësinë mbi 800 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 5 cm. Tani në këto momente situata  e kohës është e qetë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Ngelemi në kontakt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.