Hapësire reklamuese

Politikë

Bonusi për bluzat e bardha, Rama: Do vazhdojë deri në fund të luftës, kemi rritur pagat; një mjek merr sot 1100 dollarë në muaj

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar programin e Partisë Socialiste për Shëndetësinë. Sipas Ramës, bonusi 500 euro për infermierët dhe 1000 euro për mjekët do të vazhdojë deri në fund të luftës me Covid-19.

Më tej, Rama tha se paga e mjekëve në 3 vitet e funddit është rritur me 57%. Një mjek sot merr 1100 dollarë në muaj pagë bruto tha ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

1212 staf mbështetës kanë përfituar bonusin 500 euro, dhe ky do të vazhdojë deri në fund të luftës. Kemi punësuar personel shëndetësor plus, për të siguruar rritjen e kapaciteteve dhe burimet njerëzore të mos shterrin në asnjë rast.

Vetëm gjatë 3 viteve të fundit, paga e mjekëve dhe infermierëve është rritur me 57%. Dinjiteti është rivendosur në vend duke iu siguruar kushte të pakrahasueshme pune dhe punësim mbi bazë merite, të gjithë atyre që hyn rishtas në këtë trupë shërbëtorësh të parë të këtij vendi e populli.

Paga mesatare bruto e një mjeku sot është 1100 dollarë. Paga e një infermieri është 650 dollarë. Akoma nuk janë aq sa duhet, aq sa mjekët dhe infermierët meritojnë.

Ata që sot ju thonë se me ta shëndetësia fiton, nëse bëni atë që ju nuk do ta bëni, të votoni për ta, kishte mbyllur specializimet për 4 vite me radhë. Ne sot kemi mbi 1000 specializantë të rinj. Ne i dhamë fund historisë së punësimit të mjekëve dhe infermierëve me teser partie, me rryshfet apo krushqi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.