“Bonjour Mr. President”, Rama flet live me qytetarët por një telefonat tjetër i vjen papritur dhe mbyll celularin

Publikuar tek: politike, më 20:55 25-03-2020 “Bonjour Mr. President”, Rama flet live me qytetarët por një telefonat tjetër i vjen papritur dhe mbyll celularin Kryeministri Rama duke folur me qytetaret

Kryeministri Edi Rama ka nisur komunikimin me qytetarët që janë ankuar në platformën elektronike “Shqipëria që Duam”, lidhur me problemet që kanë për shkak të krijuar nga situata e koronavirusit.

Teksa fliste me një qytetare për një shqetësim për të cilin ajo i kishte shkruar, kryeministrit i erdhi një telefonatë tjetër që e detyroi t’i mbyllte celularin qytetares për ta rimarrë sërish pak sekonda më pas. “Bonjour Mr. President” u dëgjua të thoshte Rama dhe më vonë tregoi se kush ishte personi që i ndërpreu telefonatën me qytetaren.

“Ishte një telefonatë me Presidentin e Këshillit Europian. Se dija çfarë ore ishte telefonata dhe po i bëj të dyja gjërat njëkohsësisht”, u shpreh kryeministri Rama dhe vazhdoi të dëgjonte problemin e qytetares.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015854835510254
array(1) { ["section"]=> string(116) "bonjour-mr-president-rama-flet-live-me-qytetaret-por-nje-telefonat-tjeter-i-vjen-papritur-dhe-mbyll-celularin-200085" }