Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

‘Bombë’ në DIGITALB/ Vjollca HOXHA firmosi e vetme SHKARKIMIN e DREJTORIT, bien shitjet e dekoderave, ulen fitimet e kompanisë (DOKUMENTI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a382d69a7795a3b3c91121602938d012

Ditën e djeshme, newsbomb.al dha ekskluzivisht lajmin e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Digitalb, Alban Jaho.

Vendimi për shkarkimin e menjëhershëm të Jahos, duket se është marrë “ekskluzivisht” me votat e familjes Hoxha, konkretisht firmën e vetë Vjollca Hoxhës e cila siç duket në dokumentin e siguruar nga newsbomb.al ka firmosur edhe në emër të Itanit, Redias e Loresës, tre fëmijëve të saj aksionerë në kompani.

dfgdeghehehj4hj4hj.jpgNë vendimin e mbledhjes së aksionerëve thuhet se motivacioni për shkarkimin e Alban Jahos është shkelja e rëndë dhe flagrante e detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës. Shkarkimi është kërkuar nga Vjollca Hoxha.

“Zoti Alban Jaho detyrohet që brenda ditës së sotme, t’ia dorëzojë nëpërmjet një procesverbali ambientet dhe mjetet e punës, si dhe të gjithë dokumentacionin shkresor dhe elektronik të administrimit të veprimtarisë së shoqërisë znj. Vjollca Hoxha dhe z. Arben Taipi”, thuhet në vendimin e siguruar nga Newsbomb.al.

Mirëpo, vlen të thuhet se në vendimin e marrë në mbledhje mungon firma e dy aksionerëve të tjerë të Digitalb, Edmond Leka e Enkeljd Joti.

fghfrgthjy56k5r6kghj.jpg

Ndërkaq, vendimi Asamblesë nxjerr në pah edhe një krizë financiare të shoqërisë Digitalb, së cilës i kanë rënë shitjet e dekoderave e rrjedhimisht edhe fitimet.

“Thirrja e kësaj mbledhjeje ka për rend dite, përgatitjen nga ana e administratorit të shoqërisë të një raporti analitik nëpërmjet të cilit të informohen aksionerët e shoqërisë për aktivitetin dhe administrimin e përmuajshëm të shoqërisë referuar periudhës Janar nëntor 2018 në të cilin të pasqyrohen këto cështje: Arsyet për humbjen e bazës së klientëve në platformën satelitore, fakt ky i pranuar në raportin e projeksionit të ecurisë së veprimtarisë së shoqërisë për vitet 2018-2020. Cilat kanë qenë veprimet dhe aktet konkrete të administratorit për të ndaluar këtë rënie? A ka krijuar administratori një sistem monitorimi e njoftimi të hershëm për të gjithë rrethanat që kërcënojnë shpqërinë nga humbja e bazës së klientëve në platformën satelitore? Si ka ndikuar piratetia në uljen e të ardhurave të shoqërisë”, thuhet në vendimin e Asamblesë së Digitalb.

50584704_666338227118478_1614551294024876032_n.png

Postin e administratorit të përkohshëm të Digitalb do ta mbajë Arben Taipi dhe Vjollca Hoxha  ndërsa pritet me interes të shihet se cila do të jetë ecuria e Digital në vazhdim, nëse do e kapërcejë këtë krizë apo nëse regresi është pa kthim./ newsbomb.al

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img