Hapësire reklamuese

Rajoni

Bombë në Ambasada dhe Kuvend, telefonatat anonime në televizione alarmojnë Greqinë

Shkruar nga Newsbomb
Bombë në Ambasada dhe Kuvend, telefonatat anonime në televizione

Greqia është në alarm pasi kanë marrë kërcënim me bombë në disa zona të ndryshme në kryeqytetit grek.

Mediat greke bëjnë me dije se disa persona anonimë kanë telefonuar në kanalet televizive në emisionet e mëngjesit ku janë shprehur se do të ketë shpërthime me bombë në ambasadën e Izraelit, Egjiptit dhe SHBA-së.

Personat në fjalë kanë telefonuar në “SKAI”, “Kontra Channel”  dhe “Open” , ku kanë raportuar se në orën 11:30 do të shpërthejnë bomba në tre ambasadat dhe në Parlamentin grek.

Në “SKAI” thanë se bomba do të shpërthente në ambasadën amerikane, në “Open” thanë se bomba do shpërthejë edhe në ambasadën egjiptiane, ndërsa në “Kontra”  u shprehën se bombë ka edhe në ambasadën izraelite dhe Parlament.

Menjëherë Forcat TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive) është nisur për në vendin ku është lajmëruar se ka bomba.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese