Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Bombat vranë gjysmën e komandantëve të ISIS dhe 6 mijë ekstremistë

Shkruar nga Newsbomb

Sulmet ajrore të amerikanëve dhe forcave aleate që mbështesin luftën ndaj ISIS, kanë vrarë më shumë se 6 mijë ekstremistë, përfshirë dhe gjysmën e komandantëve kryesorë të shtetit Islamik që është kthyer në makthin e botës perëndimore. Inteligjenca amerikane beson se ISIS ka një forcë totale prej 18 mijë luftëtarësh të vendosur në terren edhe pse shkalla e përhapjes së akteve terroriste tregon më shumë.

Stuart Jones, ambasadori amerikan në Irak konfirmoi shifrën e të vrarëve që kur nisën bombardimet. Ai i tha televizionit Al Arabiya, se përpjekjet ushtarake kanë patur një impakt shkatërrues në grupin ekstremist.

Sekretari i mbrojtjes Chuck Hagel nuk pranoi të konfirmoi numrin e viktimave mes terroristëve port ha se kanë patur rezultate mjaft të mira. Ndërkohë ISIS ka bërë të ditur se ka nisur numërimi mbrapsht për ekzekutimin e dy pengjeve japoneze, pasi qeveria e vendit aziatik nuk ka pranuar të paguajë 200 milionë Dollarë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese