Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Bombarduesit rus mbi qiellin britanik, alarm për forcat ajrore

Shkruar nga Newsbomb

Një luftë e ftohtë ka rinisur mes  Rusisë dhe Britanisë së Madhe me këtë të fundit që ka denoncuar afrimin e dy avionëve bombardues rus mbi hapësirën ajrore të Mbretërisë, e madje shumë pranë qytetit të Bournemouth.

Avionët në fjalë që kanë kapacitete të mbajnë edhe bomba bërthamore, duket se sipas ekspertëve kanë testuar sigurinë ajrore të Britanisë, për të gjetur hendeqe eventuale dhe për të marrë foto të bazave ushtarake dhe porteve për lëvizje strategjike. Manovra në Kanalin Anglez po shikohet nga gjeneralët si një akt agresioni.

Por përgjigjja e britanikëve nuk u mjaftua me kaq, pasi reagimi ka qenë i shpejtë me aktivizimin e dy avionëve ‘QRA’ që u ngritën menjëherë pas bombarduesve. Afërsia mes avionëve rusë dhe atyre britanikë, arriti deri në 2 kilometra distancë.

Elizabeth Quintana, e Ministrisë së mbrojtejs tha: Ky rast është i pazakontë pasi avionët rusë zakonisht vijnë nga Norvegjia dhe Deti i Veriut”. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese