
Një shpqrthim i madh ka ndodhur në një stacion policor në Ukrainë, ku për pasojë kanë mbetur të vratë 4 policë dhe 18 të tjerë u plagosën.
Lajmin e ka bërë të ditur sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, në Ukrainë.
Sipas informacioneve, forcat ukrainase lëshuan një raketë nga një sistem HIMARS të prodhimit amerika drejt stacionit policor në Kherson. Të plagosur kanë mbetur 18 oficerë, nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.
Luftimet në provincën Kherson janë intensifikuar muajt e fundit, me forcat ukrainase që kanë kryer një sërë operacionesh në bregun lindor të lumit Dnieper të kontrolluar nga Rusia.
Sondazh
Poll