Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bombardimet ruse mbi Kiev, Xhaçka: Kemi folur me shqiptarët në Ukrainë, duhet reagim i fortë për sulmet e Rusisë   

Shkruar nga Newsbomb
Bombardimet ruse mbi Kiev, Xhaçka: Kemi folur me shqiptarët në

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka folur mbrëmjen e sotme për sulmet ruse në Ukrainë, duke thënë kjo është një luftë që po zhvilohet pa arsye e motiv. Ajo tha në një lidhje Skype me “Open” se duhet një reagim i fortë e i vendosur që ky sulm nga Rusia të quhet illegal.

E pyetur për shtetasit shqiptarë që ndodhen atje, Xhaçka tha se ministria ka vënë në dispozicion numrin e ambsadave shqiptare dhe se 5 qytetarë shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Kievi sepse fluturimet e tyre të avionit ishin anuluar.

Xhaçka: Sapo kam dalë nga një takim i rëndësishëm për këtë cështje, është e pabesueshme që në vitin 20222 në Europë të zhvollohet një luftë e tillë pa asnjë motiv e arsye. Sulmi ka nisur njëherësh nga disa drejtime, bëhet fjalë për një sulm nga një ushtritë më të forta në botë. Nuk ka pasur një sulm të Ukrainës, ka pasur vetëm propagandë të rusisë. Ajo që ka ndodhur është më shumë sesa një sulm.

Pyetje: Kjo është luftë botëtore që nis me Ukrainën, jeni dakort?

Xhaçka: S’do e thoja këtë, por është një luftë kundër të gjithë sistemit që ka ngritur Europa sot. Prandaj dhe Shqipëria ka mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe kjo është në respekt të kartës së OKB-së.

Pyetje: A zgjidhet kjo vetëm me sanksione?

Xhaçka: Ndoshta bota sot ndodhet në prag të një Mynihu të dytë, për të parë nëse vendet e Europës do i hapin rrugë Rusisë apo jo.

Pyetje: A do të sulmohet Rusia?

Xhaçka: Nuk flasim për diçka të tillë, por do kordinohemi me të gjithë partnerët. Reagimi i Europës do të jetë shumë i fortë, për ta bërë Rusinë të paguajë.

Pyetje: Keni dijeni për qytetarët shqiptarë në Ukrainë?

Xhaçka: Patjetër, janë pak shqiptarë atje me familje të krijuar prej vitesh. MEPJ i bëri thirrje të largohen nga Ukraina, vumë në dispozicion numra kontakti për ta. 5 shtetas shqiptarë kanë kërkuar ndihmë sot për t’u larguar nga Kievi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll