Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

Bombardimet në materniteti, Lavrov justifikohet: Gratë dhe infermieret ishin larguar, spitali u kthye në bazë për ushtrinë ukrainase, nga kjo krizë do dalim të pastër mendërisht

Lajme të ngjashëm

Bombardimi i spitalit në Mariupol, Lavrov: Ishte bosh, mediat nuk po tregojnë të vërtetën! S’do sulmojmë asnjë vend tjetër

Ministri i Jashtëm rus po mban një konferencë me gazetarët pas takimit me ministrin e Ukrainës në Turqi.

Ai është pyetur nga gazetarët se si e justifikojnë bombardimet ruset në maternitete dhe spitale dhe si është ekonomia në Rusi pas sanksioneve.

Sergey Lavrov justifikoi bombardimet duke thënë se kanë dëguar shumë për krime lufte por që nuk është ashtu. Ai tha se në maternitetin që u sulmua dje ishin vendosur një bazë për batalione në Ukrainë.

Ndryshe nga çfarë pamë në fotot që qarkullojnë, ai tha se gratë dhe infermieret ishin nxjerrë nga materniteti. Ndërsa për ekonominë ai tha se Rusia do tja dalë dhe se do dlë e pastë mendërisht nga kjo situatë.

Gazetarja: Si e  justifikoni bombardimin e maternitetit dhe spitaleve. Jeni dakord se ky është krim lufte? Po sanksionet miliona dollarëshe, më të rëndat në historinë e Rusisë?

“Sa i përket spitalit nuk është hera e parë që ne dëgjojmë deklarata për atë të ashtuquajtura krime lute nga forca ruse në një takim të Këshillimit të Sigurisë pa përmendur fakte janë të. Spitalet janë pushtuara prej kohësh nga batalione ata i kanë larguar të gjitha gratë shtatzëna dhe kanë ngritur një bazë për batalione në Ukrainë.

E kam parë raportet po është emocionale fatkeqësisht. Pala tjetër në çdo situata nuk ka i dhënë ide shumë objektive sa i përket ekonomisë ruse. Presidenti po merret me këtë çështje ne kemi përdorur shumë fjalë për ta justifikuar. Ne i kemi vënë vëmendje faktit se Ukraina është kthyer në një vend anti-rus ku perëndimi që nga viti 2000 i ka kërkuar ose me ne ose kundër nesh. Ne kemi parë manipulime ku kandidatë pro perëndimore në 2009 në shkelje të Kushtetutës së Ukrainës, miratuan vendime jo kushtetuese për zgjedhje.

Kjo na tregon sa i përket problemeve ekonomike do ja dalim ja kemi dalë me vështirësi. Por këtë herë do dalim nga kjo krizë duke pastruar shëndetin tonë mendor me një ndërgjegje më të pastër” tha ai ndër të tjera.

Më shumë