Hapësire reklamuese

Politikë

Bombardimet ajrore ruse në Ukrainë, Hasani: Sulme të pajustifikuara nga Rusia

Shkruar nga Newsbomb
Bombardimet ajrore ruse në Ukrainë, Hasani: Sulme të

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas bombardimeve masive ajore të Rusisë ndaj Ukrainës.

Me anë të një reagimi zyrtar, Hasani shkuan se sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani dhe se raketat e dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme.

"Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme. 

Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia," shkruan Hasani në "X".

Si rezultat i sulmeve janë shënuar 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga dronët dhe raketat e panumërta të lëshuara në rajonet Lviv dhe Sumi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese