Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

‘Bomba me sahat’, Veliu, Kollçaku dhe Lamallari zbarkojnë në Shkodër (APEL QYTETAREVE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

71dbf28f571539fa90fc1cca6c9311cd

Shkodra është quajtur “bombë me sahat” nga kryeministri Edi Rama kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19.

Për të parë nga afër situatën dhe rregullat ndaj Covid-19, Shkodrën e kanë vizituar sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.

“Së bashku me shefin e shtabit dhe zv/ministrin inspektuam tregun. Para një jave kam qenë përsëri në treg, konstatoj disa ndryshime, më bëjnë optimist, por  gjithsesi nuk është niveli i kërkuar në lidhje me respektimin e rregullave që duhet të ofrohet në tregje dhe në gjithë ambientet.

I bëj thirrje qytetarëve të Shkodrës që nuk është tendencë që qytetarët e Shkodrës të ndëshkohen, por është një e mirë ku çdo qytetar duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes së kësaj situate duke respektuar rregullat, dhe mos kalojnë në anën tjetër të medaljes që policia pastaj të marrë masa shtrënguese. Nuk është pozitive që në Shkodër, falë edhe neglizhencës së qytetarëve identifikohen qytetarë që janë bartës të këtij virusi.

Nuk ka pse të vazhdojë kjo situatë në Shkodër. Ne i bëjmë thirrje çdo qytetari që të bëhet pjesë pozitive në kontributin individual për të shëruar dhe kuruar këtë situatë që ne jemi aktualisht”, tha Veliu.

I pranishëm me ta ka qenë edhe zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili është përgjegjës për qarkun e Shkodrës pas shkarkimit të perfektit Çesk Millja.

Lamallari u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat pasi vetëm në këtë mënyrë mund të frenojmë përhapjen e Covid.

“Përtej sanksioneve që  mund të vihen përtej thirrjeve është shumë e nevojshme që çdo qytetar duhet të tregojë nivelin e lartë të qytetarisë duke respektuar rregullat. Për familjarët, për njerëzit e dashur. Mbi të gjitha është përgjegjësia e qytetarëve që duhet të respektojnë masat….

Ju lutem respektoni masat nuk janë masat e policisë e ushtrisë janë masat për shëndetin tuaj.

Nëse respektohen masat edhe Shkodra do të ketë një trend ulës. Është një armik me të cilin nuk bëhet shaka. Ky është një armik që infekton dhe prek të gjithë, për disa pasojat mund të jenë fatale…”, ka thënë Lamallari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img