Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

‘Bomba’ e gazetës së Frankfurtit: Si do ndahet kufiri Kosovë-Serbi. Arin e Trepçës do e ndajnë fuqitë e mëdha

Lajme të ngjashëm

Çfarë parashikon një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë? Gazetarja Adelheid Ëoelfl zbulon detaje në një shkrim për gazetën gjermane, “Frankfurter Rundschau”.

Edhe pse e quan të rrezikshme marrëveshjen për shkëmbim territoresh, gazetarja thekson se Federica Mogherini dhe Johannes Hahn në Bruksel po lobojnë për miratimin e një marrëveshje me bazë kufijtë etnikë.

“Nën presidentin amerikan, Trump, edhe administrata e këtij vendi ka bërë një kthesë 180 gradë,”shkruan ajo. Por çfarë parashikon draft-marrëveshja me 17 pika?

“Marrëveshja me 17 pika parashikon një demarkacion të ri mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës dhe kalimin e disa fshatrave me shqiptarë nga Serbia tek Kosova. Qyteti i Mitrovicës do të marrë një status special. Ujëmbledhësi i Gazivodës dhe miniera e Trepçës do të privatizohen për 99 vite dhe do ndahen mes përfaqësuesve të Këshillit të Sigurimit në OKB (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Kina dhe Franca).

Ideja përfshin gjithashtu edhe ndërtimin e një baze detare në qytetin e Vlorës në Shqipëri- mesa duket për NATO-n, ndërkohë që në Kuçovë do të ngrihet një bazë ajrore. Autostrada nëpër Serbi- e njohur si Korridori 10, do të vendoset nën mbrojtje ndërkombëtare. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës do të nënshkruhet në Uashington më 12 qershor 2019 dhe do të hyjë në fuqi 6 muaj më vonë” – thotë ajo.

Më shumë