Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Bomba" e Artur Meçollarit: Presidenti Bajram Begaj është pyetur dy herë nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb
"Bomba" e Artur Meçollarit: Presidenti Bajram Begaj

Kapiten i rangut të parë dhe ish-shefi i Forcës Detare, Artur Meçollari zbulon se Presidenti Bajram Begaj është pyetur dy herë nga SPAK për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, në kohën kur ishte Shef i Shtabit. Sipas tij, hetuesit kanë shkuar dy herë në zyrën e Begaj.

"Presidenti prej katër muajsh ka mbi tavolinë propozimin për promovimin në gradë të disa gjeneralëve, dy prej të cilëve janë shoqëruesit e tij në hetimin për bazën e Shëngjinit. Por me sa duket SPAK me hetimet e tij po ndikon edhe promovimet në FA. Ka shumë mundësi që Presidenti pret momentin e volitshëm t’i promovojë gjeneralët, me idenë se do t’ ju garantojë imunitet, por harron se as ai vetë nuk ka imunitet.

Dy takimet me SPAK-un, në zyrën e tij, besoj e kanë bindur Presidentin. Tashmë Presidentin e kanë të tyre dhe ai është vendimmarrësi për pronat e Ushtrisë. Presidenti pa marrë detyrën, sipas MPJ Greqisë, kishte premtuar se do të firmoste dhënien e autorizimit për marrëveshjen detare me Greqinë. Por, edhe për pronat apo gjeneralët e Ushtrisë. Nëse për detin ka frikën nga damka e tradhtisë, për pronat dhe gradat ka nëpërkëmbë SPAK-un", është shprehur Artur Meçollari.

Në një intervistë për Gazetën "Sot", Kapiten i rangut të parë ka sqaruar më tej se hetimi i korrupsioni me pronat në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura është zgjeruar shumë nga ana e SPAK, ndryshe nga hetimet fillestare.

Ai ka vijuar më tej kur është shprehur se Prokuroria e Posaçme u ka sekuestruar celularët e rreth 30 civilëve dhe ushtarakëve, ndër të cilët drejtori i Pronave në Ministri, tre drejtorë në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe tre gjeneralë në detyra komanduese

"Presidenti është pyetur dy herë në zyrën e tij, po nga SPAK. Hetimi i korrupsioni me pronat dhe tenderët në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura është zgjeruar shumë nga ana e SPAK. Vetë SPAK ka nisur disa hetime kryesisht. Hetimet sot, përveç gjashtë rasteve të Forcës Detare në dy hetime, përfshijnë edhe lirimin tre prona të tjera, ish-Policinë Ushtarake në SAUK, ish SHIU-n te Fresku, ish-Parkun e Automjeteve tek Mbikalimi “Shqiponja” të kallëzuara nga ish-Presidenti Ilir Meta, si dhe mirëmbajtjen e helikopterëve dhe muzeu “Sekret” prej 6 milion Euro në Bërzhitë.

SPAK u ka sekuestruar tashmë celularët e rreth 30 civilëve dhe ushtarakëve, ndër të cilët drejtori i Pronave në Ministri, tre drejtorë në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe tre gjeneralë në detyra komanduese. Niveli i korrupsionit në hierarkinë e lartë të FA është bërë i frikshëm.

Edhe pse SPAK ka tre vjet që heton, ende ka tentativa për tjetërsimin e pronave të ushtrisë për qëllime korruptive. Prej nëntë muajsh Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Ministria e Mbrojtjes i kanë dërguar Presidentit “Planin e ri të Vendosjes dhe Përhapjes së FA”. Ky propozim synon legjitimimi i disa veprimeve të mëparshme në shkelje të ligjin që po hetohen nga SPAK, si dhe nxjerrja nga PVP, për interesa okulte, të Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, në Jalë dhe ishullit të Sazanit", ka vijuar Artur Meçollari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese