Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Bollino sulmon Metën: Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit! Berishës i ka mbetur një supervilë me 7 oxhakë dhe një djalë që shëtit botën mes luksit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

639229c097ebf51389a6f97cce23c18b

“Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit”. Kështu e titullon shkrimin e tij për Presidentin Ilir Meta, botuesi Carlo Bollino i cili thotë më tej se Metës nuk i ka mbetur askush përveç Petrit Vasilit dhe Sali Berishës që shpreson për revoltë popullore.

 

“Nuk e dimë se cili do të jetë dekreti misterioz ”anti-puç”, që Ilir Meta premton për 2 marsin, por dimë që tani se Kreu i Shtetit e ka humbur legjitimitetin dhe besueshmërinë për ta firmosur atë. Thirrja e një tubimi në shesh kundër qeverisë shkel Nenin 86 të Kushtetutës, që detyron Presidentin e Republikës të përfaqësojë unitetin e popullit.

Në kundërshtim me logjikën, sipas së cilës puçistët zakonisht janë një pakicë, të cilët, nga opozita përmbysin pushtetin duke përdorur forcën, Presidenti i Republikës akuzon për grusht shteti mazhorancën, e cila është tashmë në pushtet pasi ka fituar zgjedhjet. Ky grusht shteti mbrapsht, në realitet, ekziston vetëm në botën paralele në të cilën Ilir Meta është kthyer të jetojë pas një vizite të shkurtër në tokë, në javët që pasuan tërmetin.

Meta është sërish në krye të botës së tij virtuale, në të cilën u votua më 13 tetor, ku parashikohen tërmetet, ku Parlamenti do të digjej, ku ambasadorët kërcënojnë dhe bëjnë komplote, ku institucionet ndërkombëtare janë në duar të bandave kriminale dhe ku LSI në zgjedhjet e vitit 2017 u bë forca e parë politike dhe fitoi më shumë se 50 mandate. Në botën virtuale të Ilirit dekretet nuk shërbejnë për të rregulluar jetën e vendit, por për ta kërcënuar dhe, në vend që të publikohen në Fletoren Zyrtare, shpallen paraprakisht në televizion me tone kërcënuese pa zbuluar përmbajtjen e tyre, pikërisht ashtu sikurse ka bërë në nëntor me një video misterioze kundër Dvoranit, e cila, në të vërtetë, nuk u pa kurrë. Në planetin ku jeton tani Iliri, Presidenti i Republikës vesh parzmoren e Skënderbeut, është kryetar i një force politike dhe thërret opozitën, duke e urdhëruar të dalë në shesh në krah të tij, duke sjellë të paktën 10.000 militantë, të cilët, nëse Basha do t’i kishte ende në dispozicion, protestën do ta kishte bërë vetë, pa patur nevojë të priste atë që thërrasin të tjerë

Por planeti i drejtuar nga Presidenti ynë është një planet tashmë i shkretë”, shkruan Bollino.

“Por, mbi të gjitha, ndryshe nga Ilir Meta, Lulzim Basha, i cili e dorëzoi të gjithë pushtetin sipas parimit fëmijnor “sa më keq, aq më mirë”, duket të ketë kuptuar më në fund se e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në pushtet është të bindësh shumicën e vendit që ta ndjekë dhe se për të hyrë përsëri në institucione duhet të arrish të kapërcesh si fitimtar të vetmen portë hyrëse që njeh bota demokratike: zgjedhjet e lira. Strategjia e molotovëve dhe e sheshit ka dështuar dhe, sikurse thoshte një poet rus, në një terren tashmë të djegur, zjarri nuk përhapet më”.

Ndër të tjera, Bollino sulmon edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij Shkëlezenin

“Ja pse Ilir Meta tashme eshte vetëm. Përveç tij dhe Tit Vasilit, në atë botë virtuale ka mbetur e jeton Sali Berisha, i pushtuar nga deliri i tij patetik dixhital, konfuz edhe për rolin që duhet të luajë: pasi nuk e di më nëse do të jetë një ish-lider që vijon të ëndërrojë revoltën popullore e cila nuk shpërthen, apo një ish-botues i falimentuar, i cili beson se mund të ndikojë akoma zhvillimin e ngjarjeve duke u vënë biznesmenëve gjoba, që nuk trembin tanimë askënd. Ose thjesht nje plak qe pasi pretendon se i ka sherbyer popullit per 25 vite, i ka mbetur nje supervile me 7 oxhake buze detit, nje djale qe shtetit cdo muaj mes luksit neper bote, dhe nje dhenderr qe eshte i vetmi ne gjithe fisin e tij te madh qe papritur ka trasheguar miliarda”, vijon më tej botuesi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img