Hapësire reklamuese

Aktualitet

“BOLL MË!” Dan Hutra ekzekutoi tre gra, fillon protesta para Ministrisë së Drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
“BOLL MË!” Dan Hutra ekzekutoi tre gra, fillon protesta para

Ashtu si dhe ishte njofuar ka nisur protesta para ambietneve të Ministrisë së Drejtësisë, pas masakrës së ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku u vranë nga Dan Hutra, tre gra, ndërsa mbetën të plagosura tre të tjera.

Nën moton “Boll më”, dhejtra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar drejtësi dhe siguri për gratë në Shqipëri.

Kujtojmë që Dan Hutra vrau kunatën dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.

Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, sepse kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij Elena Hysa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu