Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Boksit në zi, vdes në ring Kampionia e Botës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Francezja Anxhelik Dukemin(Angelique Duchemin) Kampionia e botës në boks, ka pësuar një atak kardiak gjatë stërvitjes, duke e lënë atë të vdekur në vend.

 

26-vjeçare u nda nga jeta në qytetin e Perpinjan, në Francën jugore. Dukemin pësoi atak kardiak të hënën në palestrën e ekipit të saj në Tuir dhe u shpall më pas e vdekur në spital, shkruan The sun.

Në dhjetor të 2015 ajo u kurorëzua kampione e Europës, përpara se të bëhej kampione e botës majin e këtij viti. Në 21 tetor ajo do të ngjitej në skenë për të mbajtur titullin e Kampiones së Botës.

Kampionia olimpike, Estel Moseli shprehu ngushëllimet e saj në “Tëitter”. “Sapo kam marrë vesh me trishtim lajmin e vdekjes së Anxhelik Dukemin. Kemi qenë bashkë që nga fillimi. Ajo ishte shumë e re. Ngushëllime familjes së saj”.

Gjithashtu ngushëllime shprehu edhe bashkëkombësi i saj, Brahim Asloum, medalisti i artë olimpik në Lojërat e 2000-ës dhe ish-kampion i botës për të rinj në versionin WBA.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img