Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Boksieri vret të dashurën shtatzënë duke i injektuar një substancë në trup

spot_img

Lajme të ngjashëm

Boksieri nga Puerto Riko, Félix Verdejo është dorëzuar në polici dhe është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij shtatzënë, pasi trupi i saj u gjet i pajetë në një lagunë.

27-vjeçari i martuar, i cili përfaqësonte Puerto Rikon në Lojërat Olimpike në 2012 u dorëzua në polici pasi trupi i Keishla Rodríguez u zbulua pranë kryeqytetit të ishullit San Juan dhe u identifikua zyrtarisht.

Familja e Rodríguez tha se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e Verdejo.

Akuza ndaj të riut është ngritur pas dyshimeve se ai ka rrahur dhe më pas i ka injektuar një substancë të paidentifikuar në trup. Sipas raportimit të “Daily Mail”, thuhet se boksieri i lidhi krahët dhe këmbët me tela të dashurës së tij, para se ta hidhte nga një urë.

Zyra e Prokurorit të SHBA tha se Verdejo po akuzohej edhe për vjedhje makinash.

Sipas “New York Times”, ai ka marrë dënim maksimal me vdekje, por që prokurorët nuk kanë vendosur ende nëse do të ndjekin ekzekutimin apo jo.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img