Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

“Boksieri vjen në Shqipëri dhe bën pelegrinazh në vendin që u vra Kacifas”, Hoxha: Autoritete s’duhet të lejojnë që një vend…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka folur sot në lidhje me 28 tetori i vitit 1940 që njihet si dita e “JO”-së greke, që mbahet edhe nga minoritarët në Shqipëri.

Hoxha ka folur edhe për vrasjen e Kostadinos Kacifas, ku tha se është e papranushme që vendi ku u vra Kacifas të kthehet në një vend pelegrinazhi për grekët.

Ai ka sjellë dhe shembullin e një kampioni në boks, Leontis Vorrias, i cili sipas Hoxhës vjen në Shqipëri dhe bën pelegrinazh në vendin ku vdiq Kacifas, ku është një vend kriminal pasi Kacifas i gjuajti me armë policisë Shqiptare dhe nuk mund të jetë vend për pelegrinazh.

“Ky ka qenë pjetar i forcave  zjarrëfikës në ishullin Hios është edhe kampion boksi. Ky vjen hyn në territorin shqiptar, personalisht ai merr atë rripin e kampionit vjen me qirinj shkon në varrin bën ritin e pelegrinazhit. Shkon ke varri dhe më pas në vendin ku është vrarë.

Do marrë edhe njerëz të tjerë, sepse ishte patriot. Problemi është se vin në Shqipëri dhe kryejnë pelegrinazh në një vend që ka ndodhur një ngjarje kriminale.  Kjo nuk duhet të lejohet nga autoritetet. Ka reputacion dhe është kampion. Pelegrinazh në një vend që ndodhi një ngjarje kriminale. Nuk kemi të bëjmë me patriotizmin,” tha Hoxha ndër të tjera per “abc news”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img