Boko Haram depërton në Kamerun, rrëmben 60 persona

Publikuar tek: bota, më 18:37 18-01-2015 Boko Haram depërton në Kamerun, rrëmben 60 persona

Sipas autoriteteve të këtij vendi, pjesa më e madhe e rrëmbimeve është kryer përgjatë kufirit midis dy shteteve dhe shumica prej tyre janë fëmijë

Të paktën 60 persona janë rrëmbyer në Kamerun nga militantët islamik të grupit famkeq Boko Haram. Sipas autoriteteve të këtij vendi, pjesa më e madhe e rrëmbimeve është kryer përgjatë kufirit midis dy shteteve dhe shumica prej tyre janë fëmijë. Gjatë sulmit nga ky grup ka pasur edhe viktima në radhët e civilëve.

Boko Haram ka rritur prezencën e tij në një pjesë të konsiderueshme të territorit nigerian dhe tashmë është bërë një rrezik potencial për shumë vende fqinje. Më herët autoritetet e Kamerunit kanë kritikuar Nigerinë për mos arritjen e mbajtjes nën kontroll të këtij grupi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stambolli në alarm pas shpërthimit të një bombe, gjenden dhe 2 të tjera
Italia dëbon xhihadistët »
Article Logic
Execution time: 0.011109113693237
array(1) { ["section"]=> string(53) "boko-haram-deporton-ne-kamerun-rremben-60-persona-882" }