Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Bojkotuan punën se kishin stres”, Rama: Po pse unë nuk kam stres? Që kur kemi ardhur në pushtet s’kemi rritur asnjë rrogë për qeverinë

Shkruar nga Newsbomb
“Bojkotuan punën se kishin stres”, Rama: Po pse unë nuk

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për bllokimin e aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e AlbControl, ku është shprehur se arsyeja e tyre për të mos punuar me rrogë 2400 dollarë nuk është e drejtë.

Ai tha në emisionin “Log” se edhe vetë është i stresuar por nuk del të ankohet, ndërsa shton se që nga ardhja në pushtet e Partisë Socialiste, nuk është bërë asnjë rritje rroge për qeverinë.

“Si mund të diskutohet “kam stres dhe nuk vij në punë se kam rrogën 2400 dollarë”. Pse unë nuk kam stres unë? Do dal unë të ankohem se kam stres dhe më rrisni rrogën? Nuk kemi bërë asnjë rritje rroge për qeverinë. Rrogat tona janë ato që kanë qenë. Ne përgjysmuam rrogat e deputetëve kur ishim në kushtet e vështira. Pse stres nuk kanë ata që rrinë atje nëpër dogana apo pika kufitare? Po ata që janë në shërbime pafund jashtë? Stresi i kontrollorëve është i barabartë me atë që kanë marrë përsipër”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese