Bojkotimi i Këshillit Politik, Vasili: PS do të shkatërrojë konsensusin e 14 janarit dhe 5 qershorit

Publikuar tek: politike, më 13:02 18-09-2020 Bojkotimi i Këshillit Politik, Vasili: PS do të shkatërrojë konsensusin e 14 janarit dhe 5 qershorit Petrit Vasili

Petri Vasili, përfaqësues i LSI në tyrezën e Këshillit Politik thotë se PS do të shkatërrojë konsensusin e arritur mes palëve më datë 14 janë dhe 5 qershor.

"Sot jemi para faktit, ne shpresojmë shumë dhe jemi këtu me durim dhe do vazhdojmë të jemi me durim të presim që Partia Socialiste të mos bojkotojë në mënyrë përfundimtare, në mënyrë të njëanshme, të shkatërrojë konsensusin e 14 janarit dhe 5 qershorit dhe të shënojë së paku një rekord të ri pozitiv kundrejt ngjarjeve shumë të rënda, të miratimeve të njëanshme që ajo ndërmori në 30 korrik", tha Vasili.

"Ky është një shans besoj, i madh për Partinë Socialiste, jo për opozitën e bashkuar, të cilës nuk ia ndal dot njeri as mundësitë për t’u drejtuar, por opozita është si gjithmonë në këtë Këshill ashtu si ishte në marrëveshjen e 5 qershorit, të cilën e respektoi dhe e respekton pikë për pikë dhe sot sërish kërkon dhe po bën të pamundurën për të ruajtur Këshillin nga bojkotimi i njëanshëm i Partisë Socialiste nga një imponim i jashtëm i Partisë Socialiste dhe nga dëshira e shfrenuar e Partisë Socialiste për të kthyer Këshillin Politik si një organizëm konsensual në një instrument që thjesht dhe vetëm do të donte të imitonte Parlamentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Republikën e Shqipërisë", vijoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Opozita ndryshon mendje, vijon mbledhja e Këshillit Politik mes Hajdarit, Bylykbashit dhe Vasilit, presin Gjiknurin por ai ka vënë ‘kokën para’
Bojkotimi i mbledhjes, PD: Propozimi i PS listë e mbyllur 100% por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve! Rama tjetër bën e tjetër thotë »
Article Logic
Execution time: 0.011208057403564
array(1) { ["section"]=> string(105) "bojkotimi-i-keshillit-politik-vasili-ps-do-te-shkaterroje-konsensusin-e-14-janarit-dhe-5-qershorit-220823" }