Hapësire reklamuese

Politikë

Bojkoti në Komisionin e Ligjeve, Murrizi: Nëse hapen listat pranojmë edhe draftin e Bashkimit Sovjetik

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka folur pas bojkotit që opozita i bëri Komisionit të Ligjeve.

Ai është shprehur se ata do të mirëpresin çdo propozim që ka të bëjë me hapjen e listave, ndërsa ironizoi duke thënë se shpreson që mbledhja e nesërmë nuk do të shtyhet për shkak të festës kombëtare të Kinës.

“Kërkojmë atë që kemi kërkuar prej 19 muajsh në Kuvend. Është hera e parë që të mëdhenjtë në Kuvend erdhën te propozimet e opozitës parlamentare. Pas kërkesës sonë maxhoranca pranoi të tërhiqej nga mbledhja e sotme për diskutuar propozimin tonë në emër të 11 deputetëve.

Edhe draft i Bashkimit Sovjetik nëse kërkon hapjen e listave duhet të merret dhe të shikohet. Jo më i PD. Ne kemi pasur një kërkesë vetëm për hapjen e listave që qytetarët të dinë se kë do votojnë. Opozita jashtë parlamentare e ka deputetin që i sjell draftin në Kuvend. Tashmë opozita ka zgjedhur Gjiknurin. Ai sjell draftet që mblidhen më pas në Këshillin Politik. Shpresoj të mblidhen dhe të mos e anulojnë për shkak se nesër është festa Kombëtare e Kinës. ne e kemi draftin tonë dhe mirëpresim propozim nga cilido subjekt politik”, u shpreh Murrizi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll