Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Bojkoti i PS, flet kreu i Komisionit Hetimor të 25 prillit, Alibeaj: Strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar për bojkotin e antëreve të PS në Komisionin Hetimor, i ngritur për 25 prillin.

Në një deklaratë për mediet Alibeaj u shpreh se socialistët kërkuan kohë për t’u njohur me rregulloren, por sot me sjelljen e tyre treguan se po e zvarritin me qëllim, për të penguar faktimin e masakrës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai përsëriti se PD do të ndjekë hapat ligjorë, duke shtuar se ky bojkot nga ana e maxhorancës nuk mund të pengojë opozitën për të faktuar vjedhjen e votave më 25 prill.

Alibeaj: PS kërkoi kohë për t’u përgatitur, konsultuar për mbledhjen e sotme, me qëllim njohjen e rregullores dhe amendamenteve. Në bazë të ligjit mbledhjet thirren nga kryetari i komisionit. Duke vazhduar në vazhdën pozitive të mbledhjes së parë, në konsultim me Toni Gugun i kam komunikuar për mbledhjen e sotme, që do të ishte në datën 20 tetor, ora 15:00. Datë e cila u ra dakord herën e parë, e kërkuar dhe nga ata. Në sallën e byrosë u paraqitën anëtarët e opozitës. U ndodhëm para një befasie të pakëndshme, bojkot nga anëtarët e maxhorancës. Nuk kishte asnjë arsye. Arsyeja ishte; “meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe të caktojmë një datë tjetër”. Ne jemi këtu si detyrim i vendimit të Kuvendit për t’u mbledhur në një afat 3 mujor.

Afati i këtij komisioni është 3 mujor. Sot është dita e 6 dhe nesër e 7, dhe duket fare qartë që mungesa e arsyes, justifikimeve, duket se është strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Mazhoranca është e dokumentuar si një hajdute e procesit zgjedhor, po bëjnë  gjithçka për të penguar dhe zvarritur komisionin hetimor.Nuk është çudi kjo sjellje, por nuk e prisja që në filim këtë sjellje,  pas shtrimit të dorës për diaog. Bojkoti i tyre tregon se kjo maxhorancë ka vjedhur zgjedhjet. Ne do të ndjekim të gjitha hapat procedurial që përcakton kushtetuta. Ne do të bëjmë të ditur se çfarë ka ndodhur më 25 prill, dua t’u njoftoj se mbledhja tjetër do të bëhet ditën e premte ora 10:00.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img