Këngëtari Bojken Lako u përfol së fundmi për lidhjen e re të dashurisë që ai është duke përjetuar.
Dyshimet lindën, pasi Bojkeni ndau një foto romantike ku shihej duke mbajtur krahun e një vajze dhe më pas ata u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa ishin në një klub duke kaluar kohë së bashku.
Së fundmi vetë artisti ka publikuar në Instagram një foto me partneren e tij, duke e prezantuar atë me gjithë ndjekësit.
Ata shfaqen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa Bojkeni është duke e puthur në faqe.Mesa duket gjërat mes tyre janë serioze, ndërsa vetë këngëtari e ka bërë tag në Instagram partneren me emrin “izzylekaj”, duke e shoqëruar me një emoji zemre.