Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Bojken Abazi: Kemi nxjerrë 2 video ku na vidhet vota, pse partitë e mëdha nuk i nxjerrin? Bashkë në KQZ i kemi marrë pamjet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i pavarur, por përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi nuk dorëzohet. Ai ka dërguar në KQZ ankesat lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Abazi ka publikuar dy video ku pretendon se numëruesit shënojnë me “X” në fletën e tyre të votimit, duke i nxjerrë qëllimisht të pavlefshme. Përmes një shënimi në Facebook ai  “bën habi” se si partitë e mëdha nuk i nxjerrin këto video, pasi janë marrë nga KQZ nga të gjitha palët, duke lënë të kuptohet se ai akuzon partitë e mëdha për nxjerrjen qëllimisht të pavlefshme të fletëve të votimit.

Shqetësimi i tij lidhet edhe me mos-reagimin e institucioneve shtetërore.

Shënimi i plotë

Sa video duhet ende të publikojë Lëvizja VETËVENDOSJE! për të kuptuar çfarë makinerie e deformimit të votës ka qenë në lëvizje në këto zgjedhje? Dy të reja i nxorrëm sot, nëse nuk mjaftojnë, nxjerrim edhe tjetër.

Por si shpjegohet që partitë “e mëdha” nuk po i nxjerrin këto video? Nga KQZ i kemi marrë ne pamjet filmike zyrtare. Të njëjtat pamje filmike i kanë edhe ata.

Si shpjegohet që nuk po veprojnë organet e shtetit!?

Kush ka më gojë të thotë se këto kanë qenë zgjedhje të lira e të ndershme!?

Kanë vjedhur para, gjatë dhe pas fushatës si të babëzitur! Vjedhin zgjedhjet që pastaj të vjedhin një popull të tërë!

Më shumë

spot_img
spot_img