Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bojken Abazi i ankohet KQZ-së: Vëzhguesit tanë u penguan nga policia, kamerat nuk tregojnë asgjë pas orës 3 të natës (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i pavarur, por që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe që garoi në zgjedhjet e 25 prillit, Bojken Abazi i është ankuar KQZ-së gjatë mbledhjes së sotme ku janë miratuar votimet dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Abazi i cili kandidoi në Tiranë, thotë se vëzhguesit e tij të certifikuar janë ndaluar dhe nuk janë lejuar nga policia apo krerët e KZAZ-ve në shumë raste gjatë numërimit.

Kandidati për deputet kërkoi pamjet filmike që i mungojnë teksa tha se në shumë pamje filmike të marra nga kamerat, nuk shihet asgjë. Ai deklaroi se ankimimin për të gjitha problematikat e hasura gatë zgjedhjeve do t’i depozitojë në KAS.

Bojken Abazi: Nisur nga vëzhgimi që ne kemi bërë, vëzhguesit tanë janë penguar nga policia, nga kryetarët e KZAZ-ve, dhe kjo ka ndodhur në mënyrë arbitrare. Në shumicën e rasteve brenda qendrës së numërimit nuk janë lejuar vëzhguesit tanë. Unë kam një pyetje, se ne kemi bërë rregullisht dhe raportime, janë mbi 18 mijë fletë të pavlefshme vetëm në Tiranë. Duam të dimë se çfarë do të thotë kjo, a do të ketë ekspertizë, a do të jemi ne pjesë e kësaj? Ne kemi bërë publike disa pamje, mirëpo dua të shtroj dhe një pyetje, nëse janë në dijeni të faktit se në pamjet filmike që na keni dhënë mungojnë kamerat 360 gradë në disa KZAZ, nga ora 3 e mëngjesit. Nuk e di nëse është një problem teknik apo nuk na është dhënë si material. Në këto kamera 360 gradë nuk kuptohet asgjë, te ato tavolina që janë më larg se kamerat nuk kuptohet asgjë, pamjet janë të deformuara.

Ilirjan Celibashi: Të gjitha gjetjet që konsistojnë në mospërputhje me ato që konstatojmë në pamje filmike me ato që janë në tabela, do ia çojmë prokurorisë. Askush nuk do të jetë i përjashtuar dhe po, do i merrni të gjitha pamjet filmike që ju mungojnë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img