Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bojaxhi akuzon Veliajn: Emrin nuk ma përmend kurrë, por idetë mi vjedh

Shkruar nga Newsbomb

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka akuzuar në rrjetin e tij social në facebook, kundërshtarin socialist, Erion Veliaj, se vjedh idetë e bërë publike më parë prej tij. Sipas Bojaxhi, Veliaj nuk ia përmend kurrë emrin në daljet publike, megjithatë nuk e ka problem të vjedhë idetë e tij.

“Erion Veliaj, megjithëse nuk ja përmend kurrë emrin Gjergj Bojaxhiut, nuk e ka problem të vjedhë idetë e tij. Sot, premtoi referendume lokale – një nga propozimet kryesore të Gjergj Bojaxhi që prej një muaji”, shkruan kandidati Gjergj Bojaxhi.

Pak ditë më parë, Bojaxhi ka deklaruar se në rast të zgjedhjes së tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të përdorë referendumet lokale në mënyrë që qytetarët të vendosin vetë për projekte të rëndësishme për qytetin.

Lexo edhe:

Bojaxhi: Referendume lokale për vendimmarrjet në Tiranë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.