Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Boiken Abazi nxjerr fotot: Në Gjirokastër kishte vetëm 6 kandidatë, ky nuk është gabim por vjedhje

Shkruar nga Newsbomb

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, ka publikuar në rrjete sociale disa foto të fletëve të votimit, për të cilat akuzon se janë manipuluar.

Fletët e votimit janë të qarkut të Gjirokastrës, ku kandidat i Vetëvendosjes ishte Kreshnik Merxhani. Në foto duket se në fletë janë shënuar dy “X”, një te kandidati i pavarur dhe tjetri te Partia Socialiste.

Sipas Abazit, këto vota janë të pavlefshme jo sepse kanë gabuar qytetarët, por sepse janë deformuar gjatë procesit të numërimit.

“Në Gjirokastër nuk kishte 13 kandidatë por vetëm 6 në listën e çdo subjekti, prandaj ky nuk është gabim, por vjedhje!

Kryeministri edhe mund të pretendojë se këto dy vota në Qendrën e Votimit 4395/1 në Qarkun Gjirokastër kanë qenë për Partinë Socialiste, m.q.s kanë nga një “X” te numri 12 (PS) dhe një “X” te kandidati i PS. Mirëpo, votat kanë edhe një “X” te numri 13, kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani.

Në Gjirokastër nuk kishte 13 kandidatë për partitë politike, kishte vetëm 6 për secilën parti (4 për mandatet plus 2 rezervë). Si duket, PS në Gjirokastër herë paska menduar se ka 6 kandidatë e herë 13 kandidatë.

Tashmë, përtej çdo dyshimi, jemi të bindur se kjo është një nga metodat e vjedhjes dhe deformimit të votës që kanë aplikuar në gjithë Shqipërinë në këto zgjedhje”, shkruan Boiken Abazi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll