Hapësire reklamuese

Politikë

Boiken Abazi nuk dorëzohet: Do të kërkojmë rinumërim të votave, ekziston mundësia ta kem fituar mandatin në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Boiken Abazi nuk dorëzohet: Do të kërkojmë rinumërim

Kandidati i lëvizjes Vetëvendosje qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, ka deklaruar se do të kërkojë rinumërim të votave në qarkun e Tiranës.

Në një postim në Facebook Abazi shkruan se arsyeja se pse shumica e votave të tij janë shpallur të pavlefshme, është sepse kanë vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit. Ai bën thirrje që të vendoset drejtësi për krimin elektoral siç e quan ai.

Postimi i plotë i Boiken Abazit:

Të vendoset drejtësi për krimin elektoral! Nuk është largmendsh ta kemi fituar mandatin në Tiranë.

Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës.

Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht te PS). Për këtë krim elektoral tashmë kemi grumbulluar mjaftueshëm prova nga vëzhguesit tanë.

Deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë. Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit!

Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll