Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Boiken Abazi i Vetëvendosjes mbledh firmat e nevojshme, do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

38bc1972f58cd0b00993b9c27bf5012f

Boiken Abazi, drejtuesi i Levizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë, ka mbledhur firmat e nevojshme që i duhen një kandidati të pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 Prill.

Pas mbledhjes së firmave, Abazi i ka dorëzuar në Komision Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje do të vazhdojë të mbledhë firmat për dy kandidatët e tjerë, liaz Shehun në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër

“Dorëzohen 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi

Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mbështetja kaq e madhe prej qytetarëve nga bashkitë e qarkut Tiranë (Tirana, Kamza, Vora, Kavaja e Rrogozhina) nga shumë lagje e fshatra, na jep zemër për fushatën që na pret. Me idealet më të sinqerta për kombin e shoqërinë tonë, për drejtësi e zhvillim ekonomik, do të vazhdojmë aktivitete gjithnjë e më intensive. Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e Boiken Abazi”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë.

Më shumë

spot_img
spot_img