Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Boiken Abazi “hap zemrën”: Ajo që më ka prekur nga fushata është varfëria e madhe e shumë qytetarëve, do kthehemi t’i takojmë të gjithë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, ka rrëfyer eksperiencën e tij të parë si kandidat në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale ai tregon se ajo që e ka prekur më shumë në këtë fushatë ka qenë varfëria e madhe e shumë qytetarëve. Ai thotë se edhe pse LVV nuk u kishte premtuar as lekë dhe as vende pune, sërish ata e kishin votuar duke u bazuar në programin e kësaj partie.

Abazi shprehet se do të kthehet dhe do t’i takojë të gjithë ata që e kanë mbështetur, pasi Lëvizja Vetëvendosje është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune. Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri. Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim. Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img