Një aksident i rëndë është shënuar në Itali pas mesnate në Itali në zonën e Portogruaro, ku kanë humbur jetën dy shqiptarë dhe një vajzë italine.
Në aksident humbi jetën Egli Gjeci, Altin Hoti 22 vjeç nga Kosova dhe e fejuara e tij Giulia di Tillio, 21 vjeçe. Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë që drejtohej nga Altin Hoti, ku i riu në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumin Lemen.
Tragjedia është më e thellë për familjen Hoti, e cila e ka akoma të freskët plagën e humbjes së djalit të vogël Admir Hoti, i cili po ashtu humbi jetën në një aksident 7 muaj më parë.
18-vjeçari në maj të këtij viti ishte duke udhëtuar po ashtu me mjetin BMW, ku u përplas me një mjet tjetër. Përplasja ishte e rëndë dhe plagët e shumta për 18-vjeçari, i cili nuk ia doli të mbijetonte.
Mbrëmjen e djeshme të njëjtin mjet mori vëllai i Admirit, Altini së bashku me të fejuarën dhe shokun e tij, që humbën jetën në mënyrë tragjike.
Vëllezërit Hoti
Makina BMW me të cilën humbën jetën vëllezërit Hoti në pak muaj
Lexo edhe: Aksident tragjik në Itali, makina bie në lumë, humbin jetën 2 shqiptarë